Bota

“Do të ngrejnë zërin për të drejtat e tyre”, Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Preshevë dha rezultat

22 Qershor 2020, 11:08 Nga DOSJA
“Do të ngrejnë zërin për të drejtat e

KOSOVË– Ditën e sotme, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se bashkimi i shqiptarëve në Preshevë e ka dhënë rezultatin e tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi deklaroi se ata do të kenë më shumë deputetë që do të ngrenë zërin për të drejtat e shqiptarëve në shtetin serb.

“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë.”- ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se partitë politike shqiptare në Serbi, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, kanë arritur marrëveshje për të shkuar me një listë zgjedhore në fillim të këtij viti. Nga ana tjetër përfaqësuesit politikë shqiptarë kanë deklaruar se synojnë të fitojnë 3 ulëse në Parlamentin e Serbisë.

Një ditë më parë Serbia pati shumë zhvillime, pasi është vendi i parë që zhvilloi zgjedhjet gjatë kohës së pandemisë. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe mbaroi në orën 20:00, e ndërsa pas numërimit të votave Partia Përparimtare Serbe e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç triumfoi sërish në zgjedhje, duke marrë kështu mandatin e tretë deri më sot në Qeverinë serbe.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaci

Sondazh

Poll