Grushte dhe shqelma ndaj kundërshtarëve të tij, bëmat e shumta të truprojave të Erdogan, nuk kursejnë as gratë
22 Qershor 2020, 11:36Nga DOSJA
TURQI- Truprojat e presidentit turk, Recep Tajip Erdogan njihen për dhunën dhe brutalitetin e tyre. Bëmat e tyre janë theksuar jo pak herë në mediat ndërkombëtare. Një vit më Parë, truprojat e Erdogan u përplasën me rojet e kufirit në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës. Shkak për përplasjen e tyre, u bë refuzimi për të dorëzuar armët pasi mbërritën në tokën boshnjake. Pavarësisht procedurave, ata nuk pranuan që t’u binden rregullave të vendosura nga autoritetet boshnjake.
Ndërkohë në 2017-ën, Erdogan zhvilloi një vizitë në SHBA, ku u takua me presidentin Donald Trump. Presidenti turk u prit me protesta nga komuniteti kurd në SHBA, por menjëherë ndërhynë trupërojat e tij. Këta të fundit shpërndanë me dhunë protestën, ndërsa ngjarja u konsiderua si incident diplomatik. Menjëherë autoritetet në SHBA nisën hetim në lidhje me protestuesit. Gjithashtu në Ekuador në 2016-ën, truprojat e Erdogan, ushtruan dhunë ndaj disa grave, të cilat po protestonin për fushatën e presidentit turk ndaj kurdëve.
Edhe në 2011-ën, truprojat e Erdogan përfunduan në faqet e para të mediave, pas përplsjes me oficerët e sigurisë në OKB. Përplasja ndodhi në momentin kur Erdogan po shkonte për të ndjekur fjalimin e presidentit palestinez Mahmoud Abbas.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura në Europë si shkak i Covid-19, por teksa shifrat kanë arritur mbi 34 mijë viktima ekspertët e shëndetësisë dh...
KINË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mixinit në Kinën jugperëndimore, ku të paktën 8 fëmijë kanë mbetur të vdekur.Nga mediat e huaja mësohet se 7 fëmijë...
SERBI– Idro Seferi, gazetari shqiptar në Serbi, pas zgjedhjeve të së dielës në Serbi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ftuar shqiptarët ta hapin...
TURQI– Në orët e fundit në Turqi është përballur me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, ku për pasojë kanë vdekur 5 persona.Zona më e prekur ka qenë e Burs...
SHBA– Vdekja nën arrest e afrikano-amerikanit George Floyd dhe ngjarjet që pasuan në Shtetet e Bashkuara kundër dhunës së policisë dhe racizmit sistematik kanë ...
MAQEDONIA E VERIUT– Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet më të goditura nga koronavirusi, ku me rritjen e rasteve të reja Qeveria vendase rivendosi ...