Bota

Mbyllet pa sukses studimi mbi terapinë Tocilizumab, tek pacientët me koronavirus në Itali

22 Qershor 2020, 11:24 Nga DOSJA
Mbyllet pa sukses studimi mbi terapinë Tocilizumab, tek pacientët me

ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura në Europë si shkak i Covid-19, por teksa shifrat kanë arritur mbi 34 mijë viktima ekspertët e shëndetësisë dhe shkencëtarët po punojnë për një ilaç kundër këtij virusi vdekjeprurës.

Ndërkohë së fundmi agjencia italiane e ilaçeve ka informuar mbylljen e fazës së eksperimentimit të studimit të terapisë me Tocilizumab për pacientët e infektuar me virusin Covid-19.

Ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se kjo terapi rezultoi e padobishme pasi u provua në 123 pacientë nga 126 të parashikuar, ku 3 prej tyre hoqën dorë para nisjes së terapisë, të shtruar në 24 struktura të ndryshme spitalore.

Kjo terapi është promovuar nga Njësia e Shëndetit Publik lokal të rajonit të Reggio Emilias, nën drejtimin e Profesorëve Carlo Salvarani e Massimo Constatini, terapia me tocilizumab nuk tregoi asnjë benefit shërues tek pacientët e kuruar në repartet e terapisë intensive ashtu dhe për kuadrin klinik të mbijetesës së tyre.

Por përgjatë 2 javëve të para të trajtimit në 123 pacientë, terapia me tocilizumab shfaqi të njëjtin situatë përkeqësimi shëndetësor si ata të trajtuar me terapi standarde e në një raport ngjashmërie 28.3% me 27%.

Megjithatë asnjë ndryshim domethënës nuk u shfaq në qasjen e kësaj terapie tek pacientët në repartet e terapisë intensive e as në koeficientin e vdekshmërisë gjatë periudhës kohore 30 ditore.

Nga këto rezultate Agjencia Kombëtare Italiane e ilaçeve përjashton mundësinë e përdorimit të tocilizumab në listën e terapive standard për kurimin e Covid 19, duke e konsideruar atë një medikament të limituar eksperimental në kontekstin e provave klinike të kryera në një kampion të zgjedhur pacientësh me virus.

Burimi: Jwatch

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tocilizumab tocilizumab

Sondazh

Poll