Bota

“Kam 3 bomba, do i ruaj për…”, Aktori i famshëm serb futet në politikë: Duhet të hyj në parlament dhe ta

22 Qershor 2020, 12:56 Nga DOSJA
“Kam 3 bomba, do i ruaj për…”, Aktori i famshëm

SERBI– Tingëllon çuditshëm dhe e pabesueshme deri diku, që një artist, piktor ose këngëtar të futet në rrugën e politikës.

Por mesa duket nuk qenka i pamundur një kalim  nga muzika në poltikë sepse këtë e ka treguar aktori i famshëm serb, Sergej Trifunoviç.

Ai njihet si një aktorët më të suksesshëm serb që ka arritur nga teatri e deri tek filmat botërorë. Gjithashtu është një kritik i ashpër në rrjetet sociale i jetës në Serbi dhe drejtues i një fondacioni për fëmijët e sëmurë i është futur si opozitë garës për të kundërshtuar tërë spektrin politik.

Sergej thotë se arsyeja që është ndarë me ata që bojkotojnë zgjedhjet është se nuk ka më çfarë të pritet. Ballkanin e konsideron peng prej 30 vitesh.

 “Të njëjtit njerëz, të njëjtat rrëfime, të njëjtat probleme kurse njerëzit janë zhutyr deri në fyt në varfëri. Kjo do të duhet të ndalojë. Natyrisht këtu rol të madh luan mosveprimi i Bashkimit Evropian.”- është shprehur ai.

Ai akoma nuk e quan veten si një politikan pavarësisht se jo pak është konfrontuar me botën e politikës dhe njihet për një gjuhë mjaft brutale.

“E kam kuptuar që duhet të institucionalizoj kritikat e mia, duhet të hyj në parlament dhe ta pushtoj atë. Është më e lehtë kur je brenda pasi si deputet ke më shumë mundësi. Unë tashmë i kam tri materiale që janë bomba të korrupsionit që i ruaj për parlament”, është shprehur ai.

Kujtojmë se ai ka qenë aktiv në protesta bashkë me të vëllain kundër shumë pushteteve serbe që prej kohës së, Slobodan Millosheviçit edhe së fundmi nuk ka përtuar të flasë, madje edhe deri tek përleshjet fizike.

Burimi: mondo

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni sergej trifunoviç sergej trifunoviç

Sondazh

Poll