Bota

Covid-19/ Spanja rihap kufijtë për turistët e huaj, takimi emocionues i 16-vjeçares spanjolle me të ëmën në aeroport

22 Qershor 2020, 12:44 Nga DOSJA

SPANJË– Spanja është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi në Europë. Ndërkohë që javët e fundit bilaci i rateve të reja dhe viktimave ka rënë ndjeshëm autoritetet vendase kanë lehtësuar gradualisht masat e rrepta të  vendosura pas shpërthimit të pandemisë.

Sot mediat e huaja kanë shkruar se Spanja ka rihapur kufijtë e saj për vizitorët për shumicën e vendeve evropiane, ndërkohë që vendi ka qenë i izoluar prej muajit mars. Gjithashtu në Spanja është ka “skaduar” edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Siç duket të  gjithë janë gëzuar për rihapjen e kufijve, pasi një rast i fundit nga aeroporti i Adolfo Suarez Barajas” në Madrid ka treguar edhe lumturinë mes anëtarëve të një familje që kanë qëndruar larg për shumë kohë.

16-vjeçarja, Sofia Almodovar shihet në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja që  janë përqafuar nga nëna e saj kur mbërriti nga Shtetet e Bashkuara në aeroportin “Adolfo Suarez Barajas” në Madrid, Spanjë, ditën e sotme.

Me lehtësimin e masave njerëzit në të gjithë vendin po ribashkohen, siç i ndodhi edhe me Sofia Almodovar e cila ishte bllokuar në SHBA ndërsa nëna e saj në Madrid

Burimi:  Telegraph

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll