“Ky është një moment historik”, Vuçiç merr mandatin e tretë: Kemi fituar kudo që kemi humbur
22 Qershor 2020, 10:12Nga DOSJA
SERBI– Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve në vend, ku fitoi bindshëm me 63 % të votav i është drejtuar popullit serb duke thënë se ishte krenar, pasi partia e tij arriti të fitonte bindshëm.
“Fituam një besim të madh të njerëzve në kushte kur pak prej tyre besuan se mundemi. Ky është një moment historik. Ne morëm më shumë se 2 milionë vota, të cilat nuk janë regjistruar deri më tani.”- është shprehur lideri serb.
Ndër të tjera Vuçiç tha se Partia Progresiste Serbe dhe partnerët e saj të koalicionit fituan kudo.
“Ne kemi fituar kudo që kemi humbur. Ne kemi fituar në çdo vend jashtë Serbisë. Ne fituam aty ku nuk fituam kurrë. Kështu që ne morëm 90 për qind të votave në Republikën Serbe. Në këtë moment, ne kemi 63.4 për qind, dhe presim që kur të vijnë nga vendet e huaja, ne do të kemi mbi 64 për qind të votave.– deklaroi ai.
Ditën e djeshme Serbia pati shumë zhvillime, pasi është vendi i parë që zhvilloi zgjedhjetgjatë kohës së pandemisë. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe mbaroi në orën 20:00, e ndërsa pas numërimit të votave Partia Përparimtare Serbe e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç triumfoi sërish në zgjedhje, duke marrë kështu mandatin e tretë deri më sot në Qeverinë serbe.
TURQI– Në orët e fundit në Turqi është përballur me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, ku për pasojë kanë vdekur 5 persona.Zona më e prekur ka qenë e Burs...
SHBA– Vdekja nën arrest e afrikano-amerikanit George Floyd dhe ngjarjet që pasuan në Shtetet e Bashkuara kundër dhunës së policisë dhe racizmit sistematik kanë ...
MAQEDONIA E VERIUT– Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet më të goditura nga koronavirusi, ku me rritjen e rasteve të reja Qeveria vendase rivendosi ...
NEW YORK– Mes vendit të parë më të goditur në botë nga pandemia e Covid-19, Nju Yorku ditën e sotme hyn në fazën e dytë të rihapjes, pasi regjistroi shifrat më...
BRAZIL– Brazili është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, ku deri më tani ky shtet ka regjistruar mbi 1 milionë persona të infektuar dhe mbi 50 mi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,356,715 të infektuar dhe janë ...
SHBA-Mbesa e presidentit amerikan, Donald Trump pritet të publikojë një libër rreth sekreteve të tij dhe familjes. Libri i Mary Trump, vajzës së Fred Trump do t...
Austri- Në Vjenë takohen të hënën (22.06) përfaqësues të mbrojtjes të qeverisë amerikane dhe asaj ruse për të diskutuar mbi vazhdimin e marrëveshjes “New Start”...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se iu ka kërkuar zyrtarëve amerikanë që të ngadalësojnë testimet për COVID-19. G...