Bota

Përkeqësohet situata me COVID-19 në Kosovë, ndërron jetë një i moshuar, rritet numri i të shtruarve të Infektivi

22 Qershor 2020, 09:59 Nga DOSJA
Përkeqësohet situata me COVID-19 në Kosovë, ndërron

KOSOVË -Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë në Kosovë një pacient 70-vjeçar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 37. Përveç koronavirusit, pacienti vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Njëkohësisht numri i të shtruarve ka arritur në 93, ndërsa ditën e djeshme numëroheshin 10 më pak.Aktualisht, 41 pacientë ndodhen në terapi intensive, 5 prej të cilëve janë të intubuar.

Njoftimi i Infektivit

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 22.06.2020, janë të hospitalizuar 97raste. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 93 raste. Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe poashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi. 41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike. Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll