Aktualitet

U kap në Mal të Zi për vrasjen e Hekuran Billës, dëshmia e shkodranit që ‘fundos’ Viktor Markun: Mori makinën “smar

22 Qershor 2020, 09:42 Nga DOSJA
U kap në Mal të Zi për vrasjen e Hekuran Billës,

TIRANË– Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës, ka pretenduar sot në Gjykatën Penale se ditën e ekzekutimit ka qënë në Malin e Zi. Por sipas sistemit TIMS, Marku rezulton të ketë dalë nga Shqipëria nga pika e Muriqanit për në drejtim të Malit të Zi, në 19 janar 2020.

Një dëshmitar thotë se Viktor Marku gjatë këtyre muajve ka qënë në Shkodër pasi mori me qira në biznesin e tij një makinë ‘Smart’. Makinë që më pas ia ka dhënë nipit të tij Sebastian Mali.

Nga pamjet e 38 kamerave të sigurisë, Marku zbret nga makina “Smart” dhe më pas futet në makinën “Mercedez Benz’, që u vodh në Shkodër dhe u përdor nga autorët gjatë atentatit.

Ka qënë pikërisht kjo makina, e cila ka ndjekur që nga zona e Kombinatit viktimën për ta ekzekutuar më pas në një tjetër lagje të kryeqytetit. Sipas prokurorëve të çështjes, në makinën “Benz” është ngjitur dhe një person i dytë, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë, Marku ka mohuar që ai ka vrarë 40-vjeçarin Billa dhe se ditën e vrasjes ka qënë në Mal të Zi ku edhe u kap nga Policia.

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori, tashmë i arrestuar nga Policia.

Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Të arrestuar deri më tani janë Viktor Marku, Sebastian Mali dhe si bashkëpunëtor në vrasje është prangosur edhe 32-vjeçari, Andi Agraja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa viktor marku ekzekutohet hekuran billa hekuran billa viktor marku

Sondazh

Poll