Bota

Rastet e reja me Covid-19/ Mbaron gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën nis fushata

22 Qershor 2020, 09:04 Nga DOSJA
Rastet e reja me Covid-19/ Mbaron gjendja e jashtëzakonshme në

MAQEDONIA E VERIUT– Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet më të goditura nga koronavirusi, ku  me rritjen e rasteve të reja Qeveria vendase rivendosi sërish gjendjen e jashtëzakonshme.

E shtyrë deri më 22 qershor, këtë të hënë Maqedonia e Veriut ka përfunduar gjendjen e  jashtëzakonshme, e shpallur në kuadër të pandemisë nga presidenti Stevo Pendarovski.

E pesta me radhë, gjendja e jashtëzakonshme u shpall sëfundmi më 15 qershor me qëllim që të realizohen përgatitjet e duhura për mbajtjen e zgjedhjeve së 15 korrikut, me marrëveshjen e dy liderëve, të LSDM-së Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas listave të dorëzuara në KSHZ, do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1598 kandidatë. Tashmë pritet se me 24 qershor të nisë dhe fushata zgjedhore, e cila mbaron me 12 korrik. Gjatë kësaj fushate, partitë do të respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia Covid-19.

Bëhet me dije se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të realizohet për 3 ditë, ndërsa do të votohet nga ora 07:00 deri në ora 21:00. Më 13 korrik do të votojnë personat e diagnostifikuar me Covid-19 si dhe personat të cilët kanë vendim për vetizolim. Më 14 korrik do të votojnë personat me sëmundje kronike si dhe personat e tjerë që sipas Kodit Zgjedhor votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2020, 20:24

Anketat: Kjo është fitorja e tretë për Vuçiç

SERBI– Të shoqëruar nga thirrjet e bojkotimit të opozitës, serbët zgjodhën të dielën një parlament të ri. Deri në drekë, votën e tyre e kishin dhënë pak m...