Bota

Mot i keq dhe përmbytje masive në Turqi, pesë viktima dhe 1 person i zhdukur në Bursa

22 Qershor 2020, 09:44 Nga DOSJA
Mot i keq dhe përmbytje masive në Turqi, pesë viktima dhe 1

TURQI– Në orët e fundit në Turqi është përballur me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, ku për pasojë kanë vdekur 5 persona.

Zona më e prekur ka qenë e Bursës, ku edh  nga videot e publikuara nga mediat e huaja shihet që përmbytjet kanë qenë dramatike. Është goditur rrethi i Kestel, (Kestel ilçesi) në provincën e Bursa, në veri-perëndim të Turqisë. Kjo është një zonë mjaftë delikate pasi ndodhet në shpatet e malit Uludag.

 

Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar përmbytje të lumenjve dhe rrëshqitje të dheut. Disa shtëpi janë dëmtuar, duke u mbuluar nga uji dhe balta. Deri më tani numri i viktimave është raportuar vetëm 5, ndërsa mësohet se një person është shpallur i zhdukur. Shpëtuesit dhe vullnetarët po punojnë shumë gjatë paradites së sotme në zonat më të prekura nga përmbytja.

Përveç rrethit të Kestel që është dëmtuar më shumë edhe qytetet Orhangazi, Lipli, Narlıdere, Gölcük, Sarıkaya, Kayacık dhe Aksu janë përfshirë nga moti i keq.

Burimi: Inmeteo

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 5 viktima ne bursa permbytjet ne turqi 5 viktima ne bursa permbytjet ne turqi

Sondazh

Poll