LIVE UPDATES
Aktualitet

Media ndërkombëtare ngre alarmin: Restoranti në Shqipëri ofron për klientët mish ariu, në menu gjen shqiponja, majmun dhe

16 Qershor 2020, 19:07 Nga DOSJA
Media ndërkombëtare ngre alarmin: Restoranti në Shqipëri

SHQIPËRI– Një hetim i bërë nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Four Paws” është zbuluar se një restorant në Shqipëri po ofron për klientët mish nga arinjtë të cilët vriten në mënyrë të paligjshme pasi këto të fundit janë të mbrojtur me ligj nga shteti. Studiuesit thanë që ishte hera e parë që ata kishin parë mish ariu të gatuar në Evropë, dhe ekspertët paralajmëruan se mishi i papërpunuar i kafshëve mund të çojë në shpërthim të sëmundjeve zoonotike siç është koronavirusi.

Po ashtu ata janë shprehur të shqetësuar pasi kafshët si arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë janë ndër kafshët e gjalla që janë specie në zhdukje e ndërkohë ata po shiten online e më pas theren për mish. Studiuesit thanë se dy nga faqet kryesore në internet në Shqipëri reklamojnë shitjen e arinjve dhe specie të tjera që mbrohen me ligj, shkruan Indipendent.

Ata thonë se është një biznes fitimprurës pasi një majmun i vogël u ofrua për 750 € , dhe një buf hambari, një këlysh ariu dhe një ujk për 500 € secili. Blerësit janë kryesisht pronarë restorantesh dhe hotelesh, të cilët i mbajnë kafshët për të tërhequr turistë, ose individë që duan kafshët.

Shqiponja që është simbol kombëtar i Shqipërisë, janë pak të njohura nga blerësit dhe shpesh gjenden të përgatitura dhe nxirren në pjatat e klientëve. Por gjuetia e specieve të mbrojtura, mbajtja e tyre brenda kafazeve dhe shitja e tyre është e ndaluar në Shqipëri dhe shkelësit e ligjit mund të burgosen dhe të dënohen për vite të tëra.

‘Four Paws’ tha se pasi ekipi që është marrë me këtë çështje raportoi disa nga reklamat e paligjshme, ato ishin fshirë por që janë shfaqur sërish në faqet e tyre. “Një shumicë e madhe e fotografive shfaqnin një mizori ndaj kafshëve, si dhelpra të mbyllura në kuti plastike, këlyshë me zinxhirë dhe zogj që kishin këmbët e tyre të lidhura,” tha Barbara van Genne, një nga hetuesit.

Majmunët dhe zogjtë shpesh mbahen në bare dhe restorante në Shqipëri si një atraksion turistik, ndërsa dhelprat shiten për leshin e tyre. Ujku është blerë për t’u çiftëzuar me qen dhe këlyshët më pas shiten si qen roje, që zakonisht përdoren në male kundër ujqërve, ndërkohë kafshët e tjera vriten. Gojët e kafshëve shpesh mbyllen në mënyrë që mos të kafshojnë njerëzit që i vizitojnë ndërsa këmbët e tyre janë lidhur me zinxhirë për t’i ndaluar ata të ikin.

Në restorantin në qytetin e Drilonit është gjetur gjithashtu reklamimi i mishit të ariut në menunë e tij. Një zëdhënës për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) tha: Ajo që është veçanërisht alarmante për këtë nuk është vetëm fakti që mishi i ariut po shitet, por se ka një sezon gjuetie për arinjtë .

Mishi mund të shkaktojë sëmundje të shkaktuar nga parazitët, me simptoma përfshirë diarre, ngërçe, ethe dhe halucinacione. Prof James Wood, drejtor i departamentit të mjekësisë veterinare dhe një ekspert i infeksionit në Universitetin e Kembrixhit, tha që Covid-19 dhe viruse të tjera zoonotike mund të barten nga mishi i kontaminuar nga çdo specie.

“Arinjtë kanë më shumë gjasa të jenë burimi një virusi zoonotik se çdo grup tjetër i specieve. Gatimi i mirë është shumë i efektshëm për të shkatërruar virusin Covid-19 dhe infeksione të tjera, por që ngrënia e arinjve është, natyrisht, shumë e padëshirueshme për shumë arsye, duke përfshirë konservimin dhe mirëqenien e kafshëve, nëse ato janë mbajtur në robëri para duke u vrarë ”.-tha ai.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet four paws kafshet e egra ne shqiperi restorani me mish ariu four paws kafshet e egra ne shqiperi restorani me mish ariu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet