Sport

Një gol dhe dy kartonë të kuq, shqiptarët Shala dhe Balaj mbyllin javën duke lënë ekipet me 10 lojtarë

21 Qershor 2020, 19:02 Nga DOSJA
Një gol dhe dy kartonë të kuq, shqiptarët Shala dhe Balaj

Bekim Balaj sot u rikthye titullar te Strum Graz, por e nisi shumë keq. Skuadra e tij luajti kundër Lask dhe shkodrani zhgënjeu totalisht.

Lojtari i kombëtares shqiptare nuk shënoi dhe madje i prishi punë skuadrës duke marrë karton të kuq. Ai u ndëshkua që në minutën e tretë me karton të verdhë dhe shumë shpejt mori edhe të verdhin e dytë (31′).

Meqë ra fjala te kartonët, sot edhe Herolind Shala u ndëshkua me karton të kuq. Futbollisti i Valerengas (më parë i kombëtares kuqezi dhe aktualisht i Kosovës) luajti 55 minuta.

Shala në minutën e 16-të shënoi një gol, por atë që ndërtoi e prishi me kartonin e tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport balaj karton shala balaj karton shala

Sondazh

Poll