Aktualitet

Zhdukja misterioze e 29-vjeçarit nga Fieri, zbulohet çështja për të cilën u dhunua avokati Kujtim Cakrani

22 Qershor 2020, 08:22 Nga DOSJA
Zhdukja misterioze e 29-vjeçarit nga Fieri, zbulohet çështja

VLORË – Avokati Kujtim Cakrani u dhunua mëngjesin e sotëm në zyrën e tij nga dy persona. Mësohet se Cakrani u dhunua për shkak të çështjes së zhdukjes së 29-vjeçarit Fatjon Myrtaj, nga fshati Kreshpan i Fierit një vit më parë.

Të dyshuarit kryesor për zhdukjen e tij janë kushurinjtë Perlat dhe Lajdon Myrtaj.  Nëna e tij rrëfen se ditën e zhdukjes, Fatjoni do të shkoqëronte kushuririn në Vlorë për një porosi, por nuk u kthye më. Ajo ka bërë apel që t’i kthejnë djalin gjallë a vdekur.

Ndërsa e motra Stolie Buzi tregon se Perlat Myrtaj mund të ketë urdhëruar rrëmbimin dhe vrasjen e Fajtonit për një borxh prej 5 milionë lekësh.Buzi tregon se para 2 muajsh pati një zenkë në mes të fisit Myrtaj, teksa Fatjoni ka marrë 5 milionë lekë të vjetra borxh për kurimin e nënës së tij. Ajo shprehet se paratë, Fatjoni ia ka marrë nuses së nipit të Perlat Myrtaj, Ridvanit, pa dijeninë e këtij të fundit.

Stolie Buzi pretendon se borxhin e kanë shlyer, por Ridvani dyshonte se mes nuses së tij dhe Fatjonit kishte një lidhje jashtë martesore, që mund të jetë një nga pistat e indicjes për ta rrëmbyer dhe zhdukur 29-vjeçarin.

Fatjon Myrtaj ka humbur kontaktet me familjen e tij më datë 16 shtator të 2019-ës. Vetëm disa ditë më vonë ishte vëllai i tij, ai që denoncoi në Policinë e Fierit zhdukjen e 29-vjeçarit. Sipas tij, 29-vjeçari është rrëmbyer në qytetin e Vlorës nga Ladjon Myrtaj 26 vjeç dhe Perlat Myrtaj 47 vjeç. Pas kallëzimit, policia ka vënë në pranga dy të dyshuarit, ndërkohë që ende nuk ka asnjë informacion lidhur me fatin e tij.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet avokati fatjon myrtaj kujtim cakrani dhunohet avokati fatjon myrtaj kujtim cakrani

Sondazh

Poll