Aktualitet

U dhunua në zyrën e tij, flet avokati Kujtim Cakrani: Më kërkojnë të heq dorë nga një çështje, do t’i shkoj deri në

22 Qershor 2020, 07:25 Nga DOSJA
U dhunua në zyrën e tij, flet avokati Kujtim Cakrani: Më

VLORË -Avokati Kujtim Cakrani është dhunuar mëgjesin e sotëm në Vlorë nga dy persona. Mësohet se ngjarja është regjistruar në zyrën e tij. Agresorët të cilët janë identifikuar, e kanë sharë dhe më pas goditur Cakranin.

Sipas Cakranit, dhuna ka ardhur për shkak të detyrës, pasi po mbron një person, i cili është rrëmbyer. Në një deklaratë për mediat, avokati është shprehur, se është kërcënuar edhe herë të tjera nga këta persona, të cilët kësaj radhe i erdhën deri në zyrë. Cakrani ka thënë më tej, se kësaj çështje do t’i shkojë deri në fund.

Unë sot në mëngjes kam ardhur në zyrë, dhe kam shkuar në një lokal përpara zyrës, dy persona me makinë të zezë, që u kam marrë dhe targën, më kanë ndaluar, kanë zbritur nga makina dhe më kanë kërcënuar, që unë të heq dorë nga një çështje që normalisht është nën hetim nga organi i akuzës. Unë jam avokat që përfaqësoj viktimat për rrëmbim personi. Unë kam dhënë intervistë në një television kombëtar disa ditë më parë dhe kam qenë si përfaqësues i viktimës dhe ata e kanë parë ndoshta.  I kam identifikuar personat se ata kanë qenë edhe para disa ditësh në zyrën time. Unë zyrën e kam të survejuar me kamera dhe natyrisht e kam të filmuar, të fotografuar, të paktën njëri prej tyre që ka qenë më aktivi të paktën në dhunim e sipër për shkak të detyrës. Që unë të heq dorë nga mbrojtja e kësaj cështje. Unë jam goditur këtu, duken shenjat e dhunimit. Kam lajmëruar policinë, por ata janë larguar dhe nuk është bërë e mundur kapja e tyre, por gjithsesi ata tashmë janë të identifikuar dhe unë nuk heq dorë nga kërcënimet sepse jam avokat dhe në këtë vend duhet të marrin fund kërcënimet ndaj avokatëve dhe personave që kryejnë funksione publike. Jam kërcënuar përsëri herë tjetër nga këta persona. Është në mënyrë të vazhdueshme sa herë që unë hedh një hap në mbrojtje të klientit tim, këta janë gjithmonë vigjilentë për të kryer akte edhe ndoshta intimiduese, kërcënuese, por sot arritën deri në aktet e dhunës fizike. Kam lajmëruar policinë e shtetit, e cila ka ardhur dhe në këto momente jam në mbrojtje”, është shprehur ai.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet avokati kujtim cakrani dhunohet avokati kujtim cakrani

Sondazh

Poll