Aktualitet

E rëndë në Kukës/ Dy vëllezërit përdhunojnë 20-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, babai: U zhduk mëngjesin e

22 Qershor 2020, 06:09 Nga DOSJA
E rëndë në Kukës/ Dy vëllezërit

KUKËS- Policia e Kukësit ka arrestuar dy vëllezërit, Xh. H, 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç, pasi akuzohen se kanë përdhunuar një 20-vjeçare. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 20-vjeçarja është nga Kosova ka probleme fizike dhe vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor. Të njëjtat burime bëjnë me dije se vajza prej disa ditësh rezultonte e humbur në Kosovë. Ajo u gjet në Kukës nga shërbimet e policisë dhe nën shoqërimin e një psikologeje ajo rrëfeu ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, babai i saj ka deklaruar se pas përdhunimit vajza ka tentuar t’i vërë flakën vetes. “Vajza u zhduk mëngjesin e së premtes dhe mbrëmjen e djeshme u kthye në banesë.  Vajza është në gjendje jo të mirë. Ajo ka kaluar ditë të rënda në Kukës. Vajza ka tentuar t’i vërë flakën vetes. Autori kryesor nuk është kapur”, është shprehur babai i 20-vjeçares.

Mbi të rinjtë nga fshati Lojme rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në  fshatin Lojme, Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj. Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy vëllezërit në kukës përdhunohet 20-vjeçarja në kukës arrestohen dy vëllezërit në kukës përdhunohet 20-vjeçarja në kukës

Sondazh

Poll