COVID-19/ Andi Koraqi: Nuk ra rënë agresiviteti i virusit, në të ardhmen nuk do të ketë rënie drastike të numrit të të
22 Qershor 2020, 08:14Nga DOSJA
TIRANË- Andi Koraqi, Shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT ka deklaruar në emisionin “Ditë E Re” në RtvOra se nuk ka rënë agresiviteti i virusit. Ai theksoi se edhe në të ardhmen nuk do të ketë një rënie drastike të numrit të të infektuarve.
Biseda:
Arjola Shehu:Ishin të pritshme këto raste?
Andi Koraqi:Nga lirimi i masave, shtimi i rasteve me Covid -19 ishte i pritshëm.
Arjola Shehu:A është shqetësuese kjo rritje e rasteve?
Andi Koraqi:Deri në këto nivele, nuk është shqetësuese për aq kohë sa sistemi shëndetësor i përballon. Deri në këto shifra është mëse normale. Ne nuk presim që të kemi një rënie drastike të këtyre numrave në vazhdimësi.
Arjol Muça: A ka rënë agresiviteti i virusit?
Andi Koraqi:Agresiviteti i virusit nuk është se ka rënë. Që të themi se ka rënë agresiviteti apo virulenca e virusit duhet të kemi evidenca gjenetike, pra duhet të gjejmë se virusi kandryshuar në mënyrë gjenetike. Unë përpara kam një studim i bërë nga një institucion shkencor anglez i cili thotë se kemi dy lloje virusi në qarkullim. Kjo nuk është e konfirmuar, por asnjëra nga këto nuk tregon se virusi ka ulur virulencën. Nuk e them me bindje, por nga ana teorike transmetueshmëria mund të jetë ulur si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ujes së lagështirës së ajrit. Është vënë re që në ndarmarrje apo ambiente ku përpunohet mishi ku temperatura është e ulët dhe lagështia është e lartë kemi transmetueshmëri më të lartë të virusit sesa në ambjente të tjera ku temperatura është më e lartë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ditën e sotme rihapen fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”, vetëm për rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë. TIA njofton se...
VLORË -Avokati Kujtim Cakrani është dhunuar mëgjesin e sotëm në Vlorë nga dy persona. Mësohet se ngjarja është regjistruar në zyrën e tij. Agresorët të cil...
TIRANË: Shkon në 82 numri i pacientëve të shtruar tek spitali Infektiv. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se 10 prej pacientëve janë në t...
SHBA-Protestat pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë, nxjorrën përsëri në pah betejën e dhimbshme për barazi racore në Shtetet e Bashkuara. Por, &cced...
VLORË- Avokati Kujtim Cakrani është dhunuar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ka qenë vetë ai që ka bërë denoncimin në polici. Cakrani fillimisht është sharë dhe...
SHQIPËRI– Ditën e sotme do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se në mesditë do të ketë rebeshe shiu, ndërkohë gjatë paradites dhe mbrëmjes do të jenë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë denoncimin e shqiptarëve për linjat ...
SHQIPËRI– Drejtoria e Përgjithshme Detare ka sqaruar mënyrën dhe se cila kategori e personave do të lejohet të udhëtojë nga nesër, ditë për të cilën, Minis...