Aktualitet

Sot rinisin fluturimet nga aeroporti i Rinasit për rezidentët në BE, në hyrje të aeroportit vendoset tunel dezinfektimi (LI

22 Qershor 2020, 07:43 Nga DOSJA
Sot rinisin fluturimet nga aeroporti i Rinasit për rezidentët në

TIRANË- Ditën e sotme rihapen fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”, vetëm për rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë. TIA njofton se udhëtimet do të jenë vajtja dhe kthim nga Tirana në Athinë, Bari, Beograd, Vjenë, Venecia dhe Firence. Ndërkohë, në hyrjen e aeroportit “Nënë Tereza” është vendosur një tunel dezinfektimi dhe qytetarët presin në rradhë për të kaluar. Po kështu udhëtarët janë të pajisur edhe me maska. Sa i përket qytetarëve shqiptarë, këta të fundit do të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar.

Njoftimi i TIA-s

Fluturimet e konfirmuara 22.06.2020. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e hënë janë:⠀⠀
⠀⠀
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Air Albania – Stamboll – Tiranë and Tiranë – Milano
Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian – Tiranë – Vjenë dhe Kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
⠀⠀
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EULejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Këshillat për udhëtimet:

Kujdes:Përpara rezervimit të një fluturimi, Shoqëritë Ajrore duhet të informojnë pasagjerët dhe pasagjerët duhet të njihen me:
– kufizimet e mundshme për nisjet nga Shqipëria, të cilat janë në fuqi në aeroportin e destinacionit të synuar;
– kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar nga shteti i destinacionit, për udhëtarët që mbërrijnë pas nisjes nga Shqipëria;
– kërkesat që përcaktohen në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror në vendin tonë, si dhe për rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në aeroportin e destinacionit

Ndërkohë sot rinis edhe tranporti detar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se të gjithë shoqëritë, do të jenë nën monitorimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rezidentët në be rinisin fluturimet nga aeroporti i rinasit rezidentët në be rinisin fluturimet nga aeroporti i rinasit

Sondazh

Poll