Aktualitet

Dhunonte vajzën, arrestohet babai në Fushë-Krujë, kundërshtoi edhe forcat e policisë

22 Qershor 2020, 06:30 Nga DOSJA
Dhunonte vajzën, arrestohet babai në Fushë-Krujë,

FUSHË-KRUJË: Policia ka arrestuar 60-vjeçarin me iniciale Gj.K, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e tij. Po kështu, gjatë arrestimit 60-vjeçari ka kundërshtuar edhe forcat e policisë.

 

“Në pranga u vu shtetasi Gj. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zallë, i cili përveç dhunës nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë. 60-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 60-vjeçari në fushë-krujë dhune ne familje arrestohet 60-vjeçari në fushë-krujë dhune ne familje

Sondazh

Poll