Aktualitet

COVID-19/ Shkon në 82 numri i pacientëve të shtruar tek spitali Infektiv

22 Qershor 2020, 07:20 Nga DOSJA
COVID-19/ Shkon në 82 numri i pacientëve të shtruar tek spitali

TIRANË: Shkon në 82 numri i pacientëve të shtruar tek spitali Infektiv. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se 10 prej pacientëve janë në terapi intesive.

“Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar”, njoftoi MSH.

 

Ndërkohë, numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Dosja.al raportoi një ditë më parë se COVID-19 është futur edhe në institusionet shqiptare. Së fundmi ka rezultuar i infektuar edhe një punonjëse e Zyrës së Dhënave në Kryeministri.

Po kështu, Ministria e e Shëndetësisë bëri me dije sot se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 33 raste të reja. Harta u zgjerua në 4 qytete. Numri total i viktimave ka shkuar në 44.  Sakaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 1159.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll