Aktualitet

Po mbronte çështjen e zhdukjes së 29-vjeçarit nga Fieri, dhunohet avokati Kujtim Cakrani: Më kanë kërcënuar edhe herë t

22 Qershor 2020, 06:40 Nga DOSJA
Po mbronte çështjen e zhdukjes së 29-vjeçarit nga Fieri,

VLORË- Avokati Kujtim Cakrani është dhunuar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ka qenë vetë ai që ka bërë denoncimin në polici. Cakrani fillimisht është sharë dhe më pas është qëlluar nga dy persona.

Mësohet se avokati është dhunuar për shkak të detyrës. Atij i është kërkuar që të heqë dorë nga një çështje, që lidhet me rrëmbimin e një personi.

Avokati është shprehur, se kjo nuk është hera e parë që kërcënohet nga këta persona, të cilët kësaj radhe i shkuan në zyrë dhe kaluan në dhunë fizike. Cakrani ka thënë se agresorët janë kapur nga kamerat, ndërsa ka kërkuar edhe mbrojtje nga shteti. Ai ka shtuar, se nuk do të tërhiqet dhe do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, pasi duhet të marrë fund kërcënimi i personave me funksione publike.

Mendohet se çështja për të cilën u dhunua avokati Kujtim Cakrani është ajo e zhdukjes së 29-vjeçarit, Fatjon Myrtaj nga fshati Kreshpan i Fierit një vit më parë në mënyrë misterioze. Të dyshuarit kryesor për zhdukjen e tij janë kushurinjtë Perlat dhe Lajdon Myrtaj. Shkaku i zhdukjes mendohet të jetë një sasi prej 500 mijë lekësh që Fatjoni i ka marrë bashkëshortes së njërit prej kushurinjve dhe lidhja jashtë martesore me nusen e kushëririt.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet avokati kujtim cakrani dhunohet avokati kujtim cakrani

Sondazh

Poll