Sport

Laçi mori premio nga Tirana për të mposhtur Kukësin? Reagon klubi kurbinas:Asnjë qindarkë nuk ka ardhur

21 Qershor 2020, 10:35 Nga DOSJA
Laçi mori premio nga Tirana për të mposhtur Kukësin?

LAÇ-Skuadra e Laçit arrit të fitonte ndaj Kukësit me shifrat 2-0, një humbje për verilindorët që sfumon akoma e më tepër çështjen titull. Është aluduar se klubi i Laçit ka marrë premio nga Tirana për të mundur Kukësin, diçka e tillë nuk është pritur mirë nga drejtuesit kurbinas të cilët menjëherë reaguan në lidhje me këtë çështje.

Në komunikatën për shtyp shtohet gjithashtu se “duke parë renditjen” (Skënderbeu, Teuta dhe Partizani kërkojnë pjesëmarrjen në Europë) “kuptohet se nuk ishte e nevojshme që kurbinasit të stimuloheshin financiarisht për të mundur Kukësin, pasi ende nuk kanë realizuar objektivin e tyre”.

Reagimi i Laçit:

Reagim i detyruar, mbi lajmet që qarkullojnë për një premio dhënë Klub Futboll Laçit, me qëllim ndalimin e Kukësit. Në ndeshjen e djeshme janë shumë më të shumta arsyet pse Laçi duhet të fitonte. Së pari për të lartësuar emrin e qytetit që përfaqësojmë, së dyti për tifozët tanë, së treti për investimet e bëra dhe realizimin e objektivit sezonal. Sigurisht, trajneri dhe stafi i tij, ashtu sikurse edhe futbollistët, kanë egon e tyre dhe duan të fitojnë në çdo ndeshje. Ekipi ynë dha maksimumin dhe bëri atë që ka për detyrë çdo ndeshje. Asnjë qindarkë nuk ka ardhur në drejtim të klubit tonë, sikurse pretendohet. Ndaj, në respekt të garës, të kampionatit, të djersës së lojtarëve dhe stafit, si dhe të punës së bërë nga çdo faktor në KF Laçi, mediat dhe kushdo do të ishte mirë të mos aludonte me lajme të tilla.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll kukesi laçi superliga tirana futboll kukesi laçi superliga tirana

Sondazh

Poll