Sport

“Jemi të vjedhur, ishte gjyqtar skandaloz!” Safet Gjici nuk kursen akuzat pas ndeshjes me Laçin

21 Qershor 2020, 09:53 Nga DOSJA
“Jemi të vjedhur, ishte gjyqtar skandaloz!” Safet Gjici nuk

Sa herë që Laçi dhe Kukësi ndeshen në fushë, gjithmonë ka probleme. Tensioni është një tipar i zakonshëm mes tyre, madje edhe kur nuk ka tifozë.

Presidenti de facto i Kukësit, Safet Gjici, dje shprehu indinjatën e tij për gjykimin e Kridens Metës. Sipas tij, gjyqtari kryesor i takimit (të mbyllur 2-0 për kurbinasit) nuk ka gjykuar drejt gjatë lojës. “Palo arbitër. Nuk mund të sillesh kështu në një ndeshje. Jam shumë i zhgënjyer”, ka thënë Gjici për “Panorama Sport”.

“Gjyqtar skandaloz! Vetëm ai mund të mos japë një penallti aq të pastër. Ishte fare e papranueshme. Ndihemi të vjedhur”, ka shtuar ai, duke iu referuar një rasti në pjesën e parë.

“Ne ndihemi të vjedhur me atë që bëri Kridens Meta. Nëse jepte penalltinë, pastaj ndeshja mund të merrte rrjedhë tjetër. Kjo është thjesht skandaloze”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjici kukesi laçi gjici kukesi laçi

Sondazh

Poll