Sport

VIDEO: Futbollisti shqiptar bëhet gazi i botës, kërkon penallti për një kontakt me shokun e skuadrës

21 Qershor 2020, 10:08 Nga DOSJA
VIDEO: Futbollisti shqiptar bëhet gazi i botës, kërkon penallti

Futbollistët shqiptarë ka raste që fitojnë vëmendje edhe kur nuk duan. Ka disa episode në të cilat ata përfshihen dhe mjafton që të klikohen nga gjithë bota.

Dje Sion u mposht në shtëpi 1-2 nga St Gallen dhe skuadra e drejtuar nga ish-asistenti i kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani, rrezikon qëndrimin në elitën e futbolli zviceran. Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami luajtën titullarë.

Pajtim Kasami gestern. #SIOFCSG pic.twitter.com/2zj4ZJo0vZ

— Tomi Wunder (@tomi_wunder) June 21, 2020

Kasami shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij (me penallti). 28-vjeçari u tregua i saktë në minutat shtesë dhe gjeti golin e 9-të sezonal, por nuk ishte kjo pjesa më e bukur e lojës.

Në një moment, kur po tentonte të futej në zonën mike, Kasami u “frenua” nga një kontakt minimal me brazilianin Patrick, shokun e tij të skuadrës. Lojtari shqiptar kërkoi penallti për këtë kontakt, duke harruar se e ka shok skuadre.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kasami sion video kasami sion video

Sondazh

Poll