Aktualitet

Kontrolli nga ajri, dronët “i prishin punë” fierakut, i zbulojnë tokën me kanabis

21 Qershor 2020, 10:08 Nga DOSJA
Kontrolli nga ajri, dronët “i prishin punë” fierakut, i

FIER-Policia ka arrestuar një 56-vjeçar me iniciale N.S., nga Fieri për kultivim kanabisi.  Pranë vendit të quajtur “Maja e Nunarit”, pranë tokës së tij në fshatin Buzëmadh, policia gjeti të kultivuara disa bimë kanabisi.

Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrolleve nga ajri me dronë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

”Gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në fshatin Buzëmadh, Fier, u konstatua një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Policia ka vënë në pranga shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Buzëmadh, pasi në vendin e quajtur “Maja e Nunarit”, në afërsi të tokës së tij, u evidentuan disa bimë narkotikë kanabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne fier kanabis ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Qershor 2020, 08:57

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Gëzim Harokun. Prokuroria ka ngritur  ndaj Harokut dy akuza, “Vrasje e mbetur në t...