Aktualitet

Ekzekutimi i Hekuran Billës/ Policia aksion blic në lokalet e kryeqytetit, arrestohet 32-vjeçari, hedh pistoletën në tokë

21 Qershor 2020, 07:21 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Hekuran Billës/ Policia aksion blic në lokalet e

TIRANË-Policia aksion blic në lokalet e kryeqytetit për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës.  Mësohet se gjatë kontrolleve të policisë është arrestuar 32-vjeçari Andi Agraja, i cili u kap me armë pa leje. Unformat blu bëjnë me dije se në momentin e ndërhyrjes së Policisë, i riu ka tentuar të largohet. Sipas policsë 32-vjeçari hodhi çantën në tokë, ku ndodhej një pistoletë me 7 fishekë  dhe i iku me vrap, por nuk mundi t’i shpëtonte policisë. Mbi të rëndon vepra penale “armëmbajte pa leje”.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë veprimet hetimore dhe profesionale për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B. Krahas veprimeve hetimore vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë që mund të kenë dijeni apo mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje.

Gjatë kontrolleve të shtuara është kapur në një lokal, një shtetas që mbante armë zjarri pistoletë me vete dhe tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u arrestua në flagrancë nga Policia.

Nga shërbimet e Policisë në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe në Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë ushtruar kontrolle të shumta në disa ambiente lokalesh, banesa dhe servise automjetesh.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në një lokal, një shtetas, në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është larguar me vrap, duke hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, me një krehër me 7 fishekë kalibër 9 mm.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen dhe pas disa minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon veprimet intensive për dokumentinin e plotë të vrasjes së shtetasit H. B., identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Më herët, nga DVP Tiranë, u identifikua dhe u prangos 22-vjeçari S. M. (nipi i shtetasit V. M.), i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje. Më pas, falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë malazeze, duke shkëmbyer në kohë reale informacione të grumbulluara nga DVP Tiranë, për vendndodhjen e shtetasit V. M., i dyshuar si autor kryesor për vrasjen e shtetasit H. B., u bë e mundur kapja në Malin e Zi, nga Policia malazeze, e shtetasit V. M. dhe më pas arrestimi i tij në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit.

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori, tashmë i arrestuar nga Policia.  Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Ndërkohë është arrestuar edhe nipi i tij Sebastian Mali, si bashkëpunëtor në vrasje. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi agraja ekzekutohet hekuran billa andi agraja ekzekutohet hekuran billa

Sondazh

Poll