Aktualitet

21 Qershor 2020, 08:57 Nga DOSJA

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Gëzim Harokun. Prokuroria ka ngritur  ndaj Harokut dy akuza, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajte pa leje”.

Ndërkohë në seancën e sotme Haroku ka mohuar përfshirjen në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel” dhe ka  pretenduar se armët i ka gjetur në një tunel në Kashar. Armët që iu gjetën në banesën e tij janë dërguar në laboratorin shkencor për të parë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Gëzim Haroku së bashku me Erigers Mihasin akuzohen se janë autorët e atentatit tek kompleksi “Eiffel”, ngjarje kjo e ndodhur më 15 qershor.Në banesën e tij, policia gjeti  15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë. Ndërkohë Dosja.al raportoi pak ditë më parë se ai është  i identifikuar nga policia e Shtetit Haroku është anëtar i një grupi shumë të fuqishëm kriminal.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gezim haroku operacioni yrsheku gezim haroku operacioni yrsheku

Sondazh

Poll