Aktualitet

Rritet numri/ 4 persona të infektuar me COVID-19 në Pogradec, dy prej tyre infermierë të konsultores së mbyllur

21 Qershor 2020, 08:04 Nga DOSJA
Rritet numri/ 4 persona të infektuar me COVID-19 në Pogradec, dy prej

POGRADEC- 4 persona janë rezultuar të infektuar gjatë orëve të fundit në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy prej të prekurve janë infermierë të  konsultores së fëmijëve që u mbyll dje.  Ndërkohë dy rastet e tjera janë kontakte të afërta të të prekurve të infermierëve të konsultores.

 

Ndërkohë numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Ministria e e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se janë orëve të fundit janë konfirmuar 71 raste të reja.  Harta është zgjeruar në 11 qytete. Në spitalin infektiv ndodhen 78 pacientë, nga të cilët 10 janë në terapi intesive. Ndërkohë është shënuar një tjetër viktimë, një 62-vjeçar ka humbur jetën tek Spitali Infektiv. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1134.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll