Aktualitet

Viktor Marku kishte planifikuar gjithçka, por “e fundosi” dëshmia e tregtarit/ I riu hyri ilegalisht në Shqipëri, mori m

21 Qershor 2020, 07:52 Nga DOSJA
Viktor Marku kishte planifikuar gjithçka, por “e fundosi”

TIRANË-Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Hekuran Billës. Mësohet se në Viktor Markun “e fundosi” dëshmia një tregtari makinash në Shkodër. Ky i fundit ka deklaruar se  Markut i ka dhënë me qera një makinë tip “Smart”, disa ditë para se të ndodhte antentati.

Ndërkohë duke iu referuar sistamit TIMS, Viktor Marku rezultonte jashtë vendit, që prej datës 19 janar 2020. Por, dëshmia e tregtarit dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë kanë  vërtetuar se ai ka hyrë ilegalisht në Shqipëri nga pika kufitare e Malit të Zi. Vetëm një ditë pas atentatit me 19 plumba ndaj Hekuran Billës në Tiranë, policia ka bërë shpalljen në kërkim policor të Viktor Markut. Ai u arrestuar dy ditë më parë.

Po kështu, prokurorët kanë arritur në përfundimin se në këtë atentat janë përdorur 3 makina.  Një automjet tip “Benz-Mercedes” nga është qëlluar në drejtim të Hekuran Billës dhe më pas i gjendur i djegur, një automjet tjetër me të cilët autorët janë larguar, dhe një automjet tip “Nissan Micra” i marrë me qira nga Sebastian Mali, për të mbajtur në vëzhgim lëvizjet e biznesmenit.

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori, tashmë i arrestuar nga Policia.  Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Ndërkohë është arrestuar edhe nipi i tij Sebastian Mali, si bashkëpunëtor në vrasje dhe 32-vjeçari Andi Agraja. Sot gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Sebastian Malin. 

Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa ekzekutohet hekuran billa

Sondazh

Poll