Aktualitet

Ndihmoi dajën për vrarë Hekuran Billën/ Gjykata jep masën “arrest me burg” për Sebastian Malin, i riu mohon akuzat në

21 Qershor 2020, 09:06 Nga DOSJA
Ndihmoi dajën për vrarë Hekuran Billën/ Gjykata jep

TIRANË- Gjykata e Tiranë ka lënë qeli Sebastian Malin, i arrestuar së bashku me dajën e tij Viktor Marku për vrasjen e Hekuran Billës. Seanca e sotme në gjykatë u zhvillua me dyer të mbyllura, por mësohet se avokati  tij Ilir Murati kërkoi lirimin nga qelia të klientit të tij.  Ky i fundit u shpreh se i riu nuk ka lidhje me ngjarjen.  Ndërkohë  edhe vetë 22-vjeçari deklaroi se nuk ka lidhje me ekzekutimin e Hekuran Billës.

“Isha në zonën afër vendit të ngjarjes sepse shkoja shpesh për të bërë pazar në qendër (Qendra Kristal) dhe shikoja një vajzë që dhe ajo vinte shpesh aty” , është shprehur ai.

22-vjeçari akuzohet se ka vëzhguar lëvizjet e viktimës. Mësohet se ai ka ndjekur viktimën edhe ditën e atentatit, ku ka qenë pranë “Qendrës Kristal”.

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori, tashmë i arrestuar nga Policia.  Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Ndërkohë është arrestuar edhe nipi i tij Sebastian Mali, si bashkëpunëtor në vrasje dhe 32-vjeçari Andi Agraja.  Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

J.V/Disja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutihet hekuran billa sebastian mali ekzekutihet hekuran billa sebastian mali

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Qershor 2020, 08:57

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Gëzim Harokun. Prokuroria ka ngritur  ndaj Harokut dy akuza, “Vrasje e mbetur në t...