Aktualitet

Shkatërrohet banda e trafikantëve/ Merrnin 300 euro për kalimin e çdo klandestini nga Lindja e Mesme, arrestohen 6 persona,

21 Qershor 2020, 09:27 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda e trafikantëve/ Merrnin 300 euro për kalimin e

TIRANË- Finalizohet operacioni “Stafeta” arrestohen 6 persona, të cilët trafikonin emigrantë. Policia bën me dije se të arrestuarit janë Ali Osmanaj 36 vjeç, Aida Velcani, 39 vjeç, Mentor Isufi 30 vjeç,  Anamaria Bengaj 20 vjeçe, Ardit Pinderi 21 vjeç dhe  Melinor Pinderi 19 vjeç. Sipas uniformave blu të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin  dhe persona të tjerë në Greqi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, trafikonin klandestinë. Mësohet se emigrantët futeshin në Shqipëri nga pikat doganore me Greqinë dhe të arrestuarit i transportonin drejt Malit Zi, kundrejt shumë deri në 300 euro.  Policia u ka sekuestruar 12.000 euro, 1 milionë lekë, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 10 aparate celuarë dhe 2 automjete.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor “Stafeta”. Goditet një grup kriminal që merrej me organizimin dhe drejtimin e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e mesme drejt vendeve të BE-së. Vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen shuma parash, armë zjarri pistoletë, automjete e prova të tjera.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordimin nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi gati 8-mujor ka finalizuar me sukses operacionin “Stafeta”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e trafikimit të personave.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të vitit 2019 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe ndalimi i shtetasve: A. O., 36 vjeç, M. I., 30 vjeç, A. V., 39 vjeçe, A. B., 20 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, si dhe A. P., 21 vjeç dhe M. P., 19 vjeç, të dy banues në Korçë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Greqi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, për një periudhë 9-mujore kanë organizuar dhe drejtuar veprimtarinë kriminale të trafikimit të personave me origjinë nga Lindja e Mesme në Greqi, Shqipëri deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë ndjekjes së këtij procedimi penal janë dokumentuar rreth 4 raste të trafikimit të personave nga ky grup dhe sipas të dhënave këta persona merrnin nga 100-300 euro për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës. Shtetasit A. O., A. V. dhe M. I. janë kapur në flagrancë në afërsi të rrethrrotullit të TEG-ut duke transportuar me automjetet 5 emigrantë të paligjshëm nga Maroku.

Gjatë këtij operacioni policor janë mundur të sigurohen prova materiale të përfitimeve të këtyre personave nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 12.000 euro, 1 milion lekë, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 10 aparate celuarë, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjensitë e transfertave të parave, si dhe dy automjete që shërbenin për të transportuar emigrantët.

Materialet procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’’ dhe “Armëmbajtja pa leje”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet  anamaria bengaj ali osmanaj ardit pinderi operacioni stafeta shkatërrohet banda e trafikantëve  anamaria bengaj ali osmanaj ardit pinderi operacioni stafeta shkatërrohet banda e trafikantëve

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Qershor 2020, 08:57

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Gëzim Harokun. Prokuroria ka ngritur  ndaj Harokut dy akuza, “Vrasje e mbetur në t...