Aktualitet

Zaptuan pronën publike në plazhin e Durrësit/ Arrestohen dy administratorët, u përplasën edhe me efektivët e policisë

21 Qershor 2020, 08:20 Nga DOSJA
Zaptuan pronën publike në plazhin e Durrësit/ Arrestohen dy

Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar 2 administratorë lokalesh në Durrës, F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç. Këta të fundit kishin zaptuar pronat publike në plazhin e Durrësit dhe gjatë arrestimit kundërshktuan edhe forcat e policisë.  Po kështu,  u procedua në gjendje të lirë 32-vjeçari me inciale A. M, pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni kundër zaptimit të pronës publike në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19. Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë bashkiake. Arrestohen 2 administratorë të një subjekti, pasi kundërshtuan punonjësin e Policisë, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për pushtim toke. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlogët e vendosura pa leje dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse. Gjatë veprimeve të kryera nga punonjësit e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç, banues në Shijak, Durrës (administratorë të një subjekti), pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. M., 32 vjeç, pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.Nga Policia bashkiake për të dy subjektet u vendos masë administrative. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Pushtimi i tokës”.

J.V/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy administratorët zaptohet plazhi në durrës arrestohen dy administratorët zaptohet plazhi në durrës

Sondazh

Poll