Bota

Shkarkimi i Vjosa Osmanit, Isa Mustafa: Nënkryetar do jetë Avdullah Hoti, mori 99 vota

20 Qershor 2020, 20:03 Nga DOSJA
Shkarkimi i Vjosa Osmanit, Isa Mustafa: Nënkryetar do jetë Avdullah

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas shkarkimit të Vjosa Osmanit. Një letër të publikuar në mediat sociale, Isa Mustafa shkruan se u drejtohet të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe njofton se Avdullah Hoti të zgjedhet nënkryetar i LDK-së, ndësa Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë.

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla sot më dt. 20 qershor 2020. Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, më 20 qershor 2020 në ora 19:00, pyetjeve: A e përkrahni propozimin që z. Avdullah Hoti të jetë nënkryetar i LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 99 anëtarë, prej tyre 92 janë shprehur për (Po); 3 janë shprehur kundër (Jo), 4 kanë abstenuar dhe 24 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim.

Ndërsa për sa i përket propozimit për lirimin e znj. Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe nga Kryesia e LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 95 anëtarë, prej tyre 70 janë shprehur për (Po); 16 janë shprehur kundër (Jo), 9 kanë abstenuar dhe 28 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim. Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që: z. Avdullah Hoti të zgjedhet nënkryetar i LDK-së; znj. Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë”, shkruan Musfata në letrën e bërë publike nga LDK-ja.

Vendimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga postet e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës është marrë sot. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm është vendosur që Osmani të largohet nga kryesia e LDK-së dhe të mos jetë më nënkryetare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa ldk dhe vjosa osmani vjosa osmani shkarkohet nga ldk isa mustafa ldk dhe vjosa osmani vjosa osmani shkarkohet nga ldk

Sondazh

Poll