Bota

E konfirmon vetë! Infektohet me koronavirus kryetari i Shkupit

20 Qershor 2020, 18:44 Nga DOSJA
E konfirmon vetë! Infektohet me koronavirus kryetari i Shkupit

SHKUP- Kryetari i Shkupit Petre Shilegov  është infektuar me koronavirus. Ljamin e ka bërë vet të ditur duke thënë se nuk ia doli të mbrohej nga koronavirusi pavarësisht masave të marra. Ndër të tjera ai ka uruar që mos të ketë infektuar asnjeri me koronavirus.

“Zonja dhe zotërinj, unë dëshiroj t’ju informoj se përkundër të gjitha masave të marra nga unë për personalitetin tim dhe mbrojtjen e njerëzve përreth meje, unë ende nuk arrita të mbroja veten time nga Coved 19. Sinqerisht shpresoj se nuk e kam transmetuar virusin askujt. Testi i sotëm tregoi një rezultat pozitiv. Fotografia klinike është e mirë, me një temperaturë pak të ngritur të trupit dhe nuk ka nevojë për shtrim në spital. Kjo është provë që virusi nuk duhet të nënvlerësohet dhe se secili nga ne duhet të jetë i kujdesshëm. Kujdesuni për veten tuaj dhe mbajini të tjerët rreth jush “, ka shkruar Petre Shilegov në mediat sociale.

Burimi:ako.mk

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll