Bota

Vjosa Osmani shkarkohet nga detyrat që kishte në LDK, Mustafa: Nënkryetar do jetë Hoti. Kryetarja e Kuvendit: Më përjashtu

20 Qershor 2020, 18:35 Nga DOSJA
Vjosa Osmani shkarkohet nga detyrat që kishte në LDK, Mustafa:

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur sot që të shkarkojë Vjosa Osmanin nga postet e saj në këtë parti. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm është vendosur që Osmani të largohet nga kryesia e LDK-së dhe të mos jetë më nënkryetare.

Lajmin është bërë publik nga deputeti deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili e cilëson vendimin skandaloz. Ai shton se votimi është bërë me e-mail dhe hedh dyshime se mund të ketë pasur manipulime.

“Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin permes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetem një manipulim interneti e asgje më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerzëve që skanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së. Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Egziston mundesia që rezultatet i ketij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si nje sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike”, shkruan Avdyli.

Pas publikimit të lajmit ka ardhur një reagim dhe nga Isa Mustafa, i cili shkruan se Vjosa Osmani është liruar nga të gjitha detyrat e saj në parti. Më tej Mustafa shprehet se nënëkryetar i partisë tani do jetë Avdullah Hoti. Një reagim ka ardhur dhe nga Osmani, e cila shkruan se ajo tashmë është përjashtuar nga LDK-ja, por të gjithë ata që kanë votuar për largimin e saj i prej në zgjedhje përball qytetarëve. 

Shkarkimi nga të gjitha detyrat në Lidhjen Demokratike, për Vjosa Osmanin, është kërkuar nga Isa Mustafa. Ai kërkoi sot takimin e Këshillit Politik dhe tashmë nënkryetar nuk do të jetë më Vjosa Osmani, por Avdullah Hoti. Këto ndryshime të propozuara nga Mustafa, vijnë pas qëndrimeve kundra që ka mbajtur Osmani për prishjen e koalicionit me LVV-në.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni haxhi avdyli ldk dhe vjosa osmani vjosa osmani vjosa osmani shkarkohet nga ldk haxhi avdyli ldk dhe vjosa osmani vjosa osmani vjosa osmani shkarkohet nga ldk

Sondazh

Poll