Bota

“Ngrohja e klimës globale aq kritike sa pandemia” Reagon Greta Thunberg: Duhen të merren masa urgjente

20 Qershor 2020, 19:16 Nga DOSJA
“Ngrohja e klimës globale aq kritike sa pandemia” Reagon Greta

SUEDI-Aktivistja e klimës Greta Thunberg ditën e sotme në një intervistë për mediat e huaja ka thënë  se liderët botërorë duhet të friksohen nga ngrohja e klimës globale ashtu si për pandeminë e koronairusit duke thënë se duhet të marrin po të njëjtat masa.

Ajo thotë se aktualisht bota është duke u përballur me fenomene sociale, siç janë klima por edhe protestat që kanë përfshirë disa shtete kundër racizmit.

“Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se nuk mund t’i anashkalojmë këto gjëra”, thotë Greta.

Ndër të tjera ajo është shprehur se për të ulur nivelin e emetimit të gazrave duhet të bëhen ndryshime thelbësore në stilin e jetesës. Dhe kjo duhet të fillojë nga vendet më të zhvilluara, por aktivistja shton se asnjë lider nuk ka ambicien për ta bërë një gjë të tillë.

Greta Thunberg ka folur edhe për pandeminë e koornavirusit e cila ka mbërthyer botën duke thënë semënyra e vetme që mund ta mposht është  mënyra se si shtetet e trajtuan këtë krizë.

“Kjo tregon se në një situatë krize, ju veproni me të gjithë focën e nevojshme”.- tha ajo.

Aktivistja suedeze u bë e njohur ndërkombëtarisht në moshën 16-vjeçare, pasi lundroi përtej Atlantikut me një anije me vela dhe mbërriti në SHBA ku mbajti një fjalim në OKB për ndryshimet klimatike, duke akuzuar liderët botërorë se “i kanë vjedhur ëndrrat” me fjalimet e tyre boshe.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greta thunberg greta thunberg

Sondazh

Poll