Bota

Tragjike! Mjeku i tha të hiqte nishanin se nuk krijon problem, vdes 26 vjeçarja nga kanceri i lëkurës

20 Qershor 2020, 19:39 Nga DOSJA
Tragjike! Mjeku i tha të hiqte nishanin se nuk krijon problem, vdes 26

BRITANI– Zoe Panayi, nënë e dy fëmijëve me punë asistente radiografie ka ndërruar jetë nga kanceri I lëkurës.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se 26 –vjeçarja mori lajmin tragjik se kanceri i lëkurës i ishte shpërndarë nga një nishan që kishte në lëkurë e ndërkohë mjekët I kishin thënë se nuk duhej të shqetësohej pasi sipas tij nuk ishte serioze.

Prej vitesh ajo kishte shfaqur shqetësime, por mjeku i sugjeroi heqjen e tij për arsye estetike. Pas heqjes së nishanit gjendja e saj u përkeqësuar dhe  mjekët tentuan ta kuronin me imunoterapi e më pas e transferuan në spital.

“Këto kanë qenë 55 ditët më të vështira të jetës sonë. Zoe nuk u ankua kurrë  pasi ajo nuk dëshironte të shqetësonte familjen e saj. Ajo gjithmonë mendonte për të gjithë para vetes.” Ka thënë nëna e saj duke u bërë thirrje të gjitve që t’I marrin seriozish nishanet.

Burimi:.dailystar

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota zoe panayi zoe panayi

Sondazh

Poll