Bota

U akuzua për vrasjen e George Floyd/ Lirohet nga burgu polici i dytë që u përfshi në ngjarje, ja sa para u dhanë…

20 Qershor 2020, 18:54 Nga DOSJA
U akuzua për vrasjen e George Floyd/ Lirohet nga burgu polici i dytë

SHBA– Polici i dytë i cili ishte akuzuar për për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd është liruar nga burgu pasi për lirimin e tij janë ofruar 750 mijë dollarë.

“Polici J. Alexander Kueng u lirua në orët e vona të së premtes falë garancisë financiare dhe kushteve të tjera” , shkruan CNN”.

Mediat e huaja kanë raportuar se Kueng ishte një nga katër policët e përfshirë në arrestimin e amerikanit George Floyd më 25 maj. Procesi i arrestimit përfundoi me vdekjen e Floyd, që ka nxitur protesta në mbarë botën kundër padrejtësisë racore dhe sjelljeve ë dhunshme të policisë.

Ndërkohë kujtojmë se Polici Derek Chauvin është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe shuma që do të duhet të paguajë është 1 milion e 250 mijë dollarë. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim së bashku me Thomas Lane një polic tjetër që u përfshi në vrasj.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd j. alexander kueng george floyd j. alexander kueng

Sondazh

Poll