Sport

Do të luanin sot për kampionat, klubi shqiptar bojkton ndeshjen sepse u mashtruan për pagat

20 Qershor 2020, 11:36 Nga DOSJA
Do të luanin sot për kampionat, klubi shqiptar bojkton ndeshjen sepse

KAVAJË-Në Kategorinë e Parë shqiptare, çështja e pagave është një fenomen shqetësues, shumë skuadra që nuk paguajnë prej muajsh lojtarët dhe kjo po ndodh aktualisht te skuadra e Besës. Lojtarët nuk paguhen prej 9 muajsh, javën e kaluar ekipi kavajas mposhti Pogradecin dhe u ishte premtuar që do të merrnin disa paga, por kjo nuk ndodhi. Në sfidën që do të luajnë ndaj Lushnjes ekipi do të luajë me rezervat dhe kjo është konfirmuar edhe nga Sindikata e Futbollistëve Profesionistë, që ka dalë me një komunikatë.

“Ekipi titullar i Beses së Kavajës, i cili javën e kaluar mundi kryesuesit e grupit B të Kategorisë së Parë, sot është i detyruar të mos paraqitet në ndeshjen e radhës kundër Lushnjës për shkak të mos korrektesës financiare nga ana e klubit,mosdhënies së pagave prej disa muajsh.

Sigurisht që ky është një veprim i detyruar nga mos korrektesa financiare e klubit Besa dhe jo dëshirë apo tekë e futbollisteve titullar të ekipit Besa. Sindikata bën me dije se futbollistët e ekipit Besa prej disa kohësh kanë kërkuar nga drejtuesit e klubit plotësimin e detyrimeve financiare që kanë ndaj tyre, por heshtja dhe gënjeshtrat i detyruan futbollistët në ndërmarrjen e këtij hapi.

Futbollistët titullar të ekipit Besa i kërkojnë ndjesë në radhë të parë tifozëve të ekipit Besa, si dhe të gjithë opinionit futbolldashës për këtë veprim, por gjithashtu kërkojmë edhe mirëkuptimin e tyre për shkaqet që i detyruan të ndërmarrin këtë veprim”, shkruan SFPSH.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport besa futbolli shqiptar lushnja besa futbolli shqiptar lushnja

Sondazh

Poll