Bota

Presidenti meksikan pranon publikisht se ai ka urdhëruar lirimin e djalit të ‘El Chapo’ një vit më parë

20 Qershor 2020, 14:26 Nga DOSJA
Presidenti meksikan pranon publikisht se ai ka urdhëruar lirimin e djalit

SHBA– Ditën e sotme Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador ka deklaruar se e kishte urdhëruar ai personalisht lirimin e njërit prej djemve të lordit famëkeq të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, pas ndalimit të shkurtër që iu bë atij gjatë një operacioni ushtarak.

Ndërkohë skenat e përplasjeve të dhunshme të operacionit e vunë në siklet  Qeverinë e Obradorit pasi arrestimi i shkurtër i Ovidio Guzman, bëri që forcat e sigurisë të rrethoheshin nga anëtarët e kartelit Sinaloa. Me qindra persona të armatosur rëndë zbarkuan në Culiacan, një qytet me 1  milion njerëz. Rrethimi i forcave qeveritare zgjati disa orë, kohë përgjatë së cilës u ngritën deri dhe postblloqe e pati dhe shkëmbime zjarri nëpër rrugë.

Megjithatë dështimi i operacionit për arrestimin e të riut pavarësisht kaosit të krijuar, nxiti akuzat se qeveria ishte dorëzuar përballë dhunës së kartelit dhe ngriti dyshime mbi përpjekjet e presidentit për të reformuar strategjinë e sigurisë së Meksikës.

Kujtojmë se më herët Obrador deklaroi se kabineti i tij i sigurisë bëri thirrjen për lirimin e Ovidios, një vendim të cilin ai siç tha e miratoi për të mbrojtur banorët e terrorizuar, shkruan gazeta Shqip. Ndërkohë për herë të parë ai pranoi se urdhrin e ka dhënë vetë ai, duke shtuar se hodhi këtë hap me qëllimin të mos rrezikohej popullsia. Më tej ai shtoi se disa ditë më vonë presidenti amerikan Donald Trump, ofroi të ndihmojë në goditjen e kartelit, por Meksika nuk e pranoi, ndërsa Amerika  vazhdon të kërkojë ekstradimin e Ovidio Guzman.

Burimi: Latimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andres manuel lopez obrador andres manuel lopez obrador

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2020, 12:09

Rezolutë e zbutur kundër racizmit

Teksti i rezolutës që paraqitën fillimisht vendet afrikane drejtohej kryesisht kundër Shteteve të Bashkuara. Shkak për këtë ishte vdekja e afro-amerikanit Georg...