Bota

Zgjedhjet në Serbi, Thaçi: Shqiptarët në Presheve janë bashkuar, qytetarët të votojnë masivisht

20 Qershor 2020, 13:25 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Serbi, Thaçi: Shqiptarët në Presheve

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar për zgjedhjet në Serbi. Në një postim në mediat sociale, Thaçi shprehet se i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar. Më tej në reagimin e tij Presidenti shprehet se duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo.

Jam i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve. Të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bëj thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare.

Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tonë”, shkruan Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka reaguar sepse nesër Serbia do të shkojë në zgjedhje. Edhe pse vendi është i përfshirë nga COVID-19, politika ka vendosur që zgjedhjet të mbahen, duke ruajtur protokollet e sigurisë. Deri më tani sondazhet kanë favorizuar si fituese partinë e presidentit, Aleksandër Vuçiç. Nga ana tjetër shqiptarët në Luginën e Preshevës janë bërë bashkë dhe politikanët do të garojnë në një listë të vetme duke treguar unitet dhe shpresojnë që të arrijnë të fitojnë disa deputetë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci shqiptaret ne presheve zgjedhjet në serbi hashim thaci shqiptaret ne presheve zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2020, 12:09

Rezolutë e zbutur kundër racizmit

Teksti i rezolutës që paraqitën fillimisht vendet afrikane drejtohej kryesisht kundër Shteteve të Bashkuara. Shkak për këtë ishte vdekja e afro-amerikanit Georg...