Bota

Shqiptarja nga Prizreni merr postin e kryetares së Parlamentit të Luzernit në Zvicër

20 Qershor 2020, 14:14 Nga DOSJA
Shqiptarja nga Prizreni merr postin e kryetares së Parlamentit të

ZVICËR– Të martën e ardhshme, më 23 qershor, Ylfete Fanaj do të zgjidhet në krye të Parlamentit të Kantonit të Lucernit. Ky hap vjen pasi që një vit më parë ajo u zgjodh nënkryetare e këtij parlamenti.

Kujtojmë se prej disa vitesh  Fanaj ka qenë edhe kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së në parlamentin e Zvicrës.

Ajo është politikanja e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur në një asamble komunale  dhe pastaj edhe në një parlament kantonal, në Zvicër. Prej vitit 2011 është deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, ndërsa në vitin 2007 u zgjedh për herë të parë këshilltare në Asamblenë e qytetit të Lucernit.

Me këtë përvojë në politikë, Ylfete Fanaj është një emër me peshë në politikën zvicerane.

Pas zgjedhjes në postin e Kryetares së Parlamentit, Fanaj ka arritur më shumë se çdo politikan me origjinë shqiptare në Qeverinë e Zvicrës. Këtë lajm  Fanaj e ka bërë me dije edhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook  ku tregon se gazeta “Luzerner Zeitung” i ka kushtuar asaj një artikull.

E krahas fotos së gazetës ajo ka shkruar: Të martën 23.6. është koha, zgjedhja ime e pritshme si zyrtarja më e lartë. Është një nder për mua të marr përsipër këtë detyrë të përgjegjshme. Mezi pres të gjitha takimet këtë vit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ylfete fanaj ylfete fanaj

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2020, 12:09

Rezolutë e zbutur kundër racizmit

Teksti i rezolutës që paraqitën fillimisht vendet afrikane drejtohej kryesisht kundër Shteteve të Bashkuara. Shkak për këtë ishte vdekja e afro-amerikanit Georg...