Apeli i OBSH për shtetet e prekura nga Covid-19: Kujdes, jemi në një fazë të re të rrezikshme
20 Qershor 2020, 12:02Nga DOSJA
GJENEVË– Në një kohë që mbi 200 shtete të botës janë përballë luftës së ashpër me koronavirusin, Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë apel të gjithë këtyre shteteve që të tregojnë kujdes në lehtësimin e masave pra dhe në rihapjen e kufijve, pasi virusi vazhdon të infektojë mijëra njerëz në ditë.
Ditët e fundit ka pasur një rekord të numrit të të infektuarve nga Covid-19 që nga përhapja e pandemisë, ku të enjten u shënuan 150 mijë të prekur në vetëm 24 orë në të gjithë botën.
“Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme.Virusi ende po përhapet shpejt, ai është akoma vdekjeprurës dhe shumica e njerëzve janë akoma të ndjeshëm ndaj tij.” -deklaroi shefi i organit të Kombeve të Bashkuara, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë virtuale në Gjenevë.
Ndërkohë kreu OBSH ka bëri thirrje për mbajtje të distancës sociale dhe vigjilencë të lartë. Kujtojmë se Dr.Hans Kluge, drejtori rajonal europian deklaroi se përgjatë vjeshtës mund të shpërthejë vala e dytë e koronavirusit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,297,642 të infektuar dhe janë ...
BRAZIL– Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi në mbarë botën. Çdo ditë e më tepër në Brazil sa vjen dhe shtohen shifrat e rastev...
Në një përpjekje të paprecedent, pushteti qendror mori vendimin të vërë nën izolim Wuhanin, një mega-qytet me më tepër se 10 milionë banorë. Në orën 10 të mëngj...
“Ciceroni” ishte anglezShërbëtori shqiptar mund të ketë qenë vetëm një instrument i spiunit të madh ndërkombëtar, identiteti i të cilit mbetet misterioz… …paras...
Nuk ka fije dyshimi se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, të cilat mbahen ditën e dielë, me 21 qershor. Partia Përparimtare Se...
Në tërësi në BE ka një ujdi: duhet të ketë një fond ndihme për Coronën. Asnjë qeveri nuk e mohon se sa i thellë pritet të jetë recesioni i ardhshëm. Të premten ...
Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo mbajti konferencën e fundit ditore për koronavirusin, duke thënë se pas 111 ditësh shteti i tij kishte “...
Qyteti i New York-ut vazhdon në spiralin e një qyteti jashtë kontrollit gjatë javëve të fundit. Departamenti i Policisë së New York raporton dhe konfirmon rritj...