Bota

“Dy ‘prizrenas’ që do të lobojnë për ne”, Çifti britanik largohet nga Prizrenin pas 3 muajsh, vijojnë udhëtimin m

20 Qershor 2020, 13:55 Nga DOSJA
“Dy ‘prizrenas’ që do të lobojnë për

PRIZREN– Koronavirusi ka shkaktuar një sërë ndryshimesh në  mbarë botën. Shumë njerëz mbetën të izoluar si shkak i virusit në vende ku  kishin shkuar për disa ditë pushime, apo ku ishin vetëm për punë.

Kështu është edhe historia e një çifti që kishin mbetur të bllokuar prej tre muajsh në Prizren si shkak  i mbylljes së kufijve nga pandemia. Por historia e tyre është mjaft interesante.

Ndërkohë që qëndruan të izoluar për 3 muaj me rradhë  në Kosovë për shkak të pandemisë së koronavirusit, më në fund çifti britanik është larguar nga Prizreni. Ata kanë vazhduar rrugëtimin e tyre me biçikletë të nisur nga Austria për në Mongoli.

“Mike Elm dhe Rosie Watson pas më shumë se tre muaj qëndrimi në Prizren, vazhduan rrugëtimin e tyre, të cilin e kishin nisur me biçikletë nga Austria për në Mongoli, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ndryshimet klimatike. Si pasojë e pandemisë dhe mbylljes së kufijve, ata mbetën në Kosovë dhe vendosën të qëndrojnë në Prizren, në më të bukurin vend. Sot para nisjes, ata më vizituan në zyre, me të cilët shijuam kafen e mëngjesit. Tani kemi dy “prizrenas” të cilët do të lobojnë për qytetin tonë. Me shpresë që do të arrijnë të përfundojnë rrugëtimin e tyre.”- është shprehur Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni çifti britanik ne prizren koronavirusi ne kosove mytaher haskuka çifti britanik ne prizren koronavirusi ne kosove mytaher haskuka

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2020, 12:09

Rezolutë e zbutur kundër racizmit

Teksti i rezolutës që paraqitën fillimisht vendet afrikane drejtohej kryesisht kundër Shteteve të Bashkuara. Shkak për këtë ishte vdekja e afro-amerikanit Georg...