Bota

“Harron” të ndryshojë të dhënat në Twitter/ Albin Kurti është ende kryeministër i Kosovës (FOTO)

20 Qershor 2020, 13:25 Nga DOSJA
“Harron” të ndryshojë të dhënat në Twitter/

KOSOVË– Lideri i  Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëkohësisht edhe ish-kryeministri i Kosovës, duket se edhe pas shkarkimit në Parlament ka mbetur ende kryeministër i Kosovës. Kjo vetëm sipas profilit të tij zyrtar në Twitter.

“Kryeministër i Republikës së Kosovës. Aktivist dhe politikan në Lëvizjen Vetëvendosje.”- ky është përshkrimi në profilin e Kurtit, ku teksa kanë kaluar 17 ditë nga shkarkimi i tij si Kryeministër i Kosovës, duket se ka harruar të përditësojë të dhënat në rrjetet sociale.

Megjithatë postimet e tij në këtë rrjet social tregojnë se ai ka qenë aktiv, pasi postimi i tij i fundit është në datën 12 qershor, 9 ditë pasi Avdullah Hoti mori drejtimin e qeverisë së re.

Kujtojmë se Qeveria Kurti është qeveria që ka qëndruar më pak më jetëshkurtër në krye të Kosovës,pasi qëndroi vetëm 50 ditë në pushtet, pasi u rrëzua me një mocion mosbesimi nga lideri i atëhershëm në qeverisje LDK, e kryesuar nga Isa Mustafa.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2020, 12:09

Rezolutë e zbutur kundër racizmit

Teksti i rezolutës që paraqitën fillimisht vendet afrikane drejtohej kryesisht kundër Shteteve të Bashkuara. Shkak për këtë ishte vdekja e afro-amerikanit Georg...