Bota

Vdes 80-vjeçari në Kosovë, shkon në 35 numri i viktimave nga Covid-19

20 Qershor 2020, 12:32 Nga DOSJA
Vdes 80-vjeçari në Kosovë, shkon në 35 numri i viktimave

KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë  ka vdekur një 80-vjeçar duke e çuar në 35 numrin  e viktimave nga koronavirusi.  80-vjeçari i infektuar nga Covid-19 vdiq Klinikën Infektive në Prishtinë, ndërkohë ai vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjendja e pandemisë në Kosovë nuk është aspak e qetë pasi ditë pas dite në vendin fqinj shënohen numra të lartë të të infektuarëve.

 “Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 qershor 2020, në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë.”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Deri më tani që prej fillimit të shpërthimit të koronavirusit, në Kosovë kanë humbur jetën 35 persona dhe janë infektuar 1.998 të tjerë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2020, 12:09

Rezolutë e zbutur kundër racizmit

Teksti i rezolutës që paraqitën fillimisht vendet afrikane drejtohej kryesisht kundër Shteteve të Bashkuara. Shkak për këtë ishte vdekja e afro-amerikanit Georg...

Bota 20 Qershor 2020, 07:20

Zgjedhjet në Serbi – fituesi dihet!

Nuk ka fije dyshimi se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, të cilat mbahen ditën e dielë, me 21 qershor. Partia Përparimtare Se...