Bota

Isa Mustafa kërkon shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti në LDK-së

20 Qershor 2020, 12:49 Nga DOSJA
Isa Mustafa kërkon shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti në LDK-së

KOSOVË– Aktualiteti politik në Kosovë nuk është aspak i qetë, që pas krijimit të Qeverisë së re atje. Ditën e sotme kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar të shkarkimin e Vjosa Osmani nga posti i nënkryetares së LDK-së.

Përmes një letre drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Mustafa ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozicionin e Osmanit.

Ai është shprehur në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.

Më tej Mustafa e shprehu publikisht kundërshtimin e koalicionit aktual, i cili përbën Qeverinë Hoti.

Mustafa thotë se Osmani iku nga përgjegjësia për ta drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga LDK-ja.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa vjosa osmani isa mustafa vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2020, 12:09

Rezolutë e zbutur kundër racizmit

Teksti i rezolutës që paraqitën fillimisht vendet afrikane drejtohej kryesisht kundër Shteteve të Bashkuara. Shkak për këtë ishte vdekja e afro-amerikanit Georg...

Bota 20 Qershor 2020, 07:20

Zgjedhjet në Serbi – fituesi dihet!

Nuk ka fije dyshimi se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, të cilat mbahen ditën e dielë, me 21 qershor. Partia Përparimtare Se...