Bota

Mbi 8.7 milionë të infektuar në të gjithë globin/ Kina sërish në “luftë” me Covid-19, Brazili tejkalon pragun e 1 m

20 Qershor 2020, 11:50 Nga DOSJA
Mbi 8.7 milionë të infektuar në të gjithë globin/ Kina

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,297,642 të infektuar dhe janë shënuar 121,414 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 20,394. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 647 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 49.090 mijë viktima dhe mbi 1 milionë të infektuar.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,352 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 27 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,561 viktima dhe në Francë 29,603, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë  kanë humbur 27,136 qytetarë.

Organizata Botërore e Shëndetit u ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë udhëheqësi i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2020, 07:20

Zgjedhjet në Serbi – fituesi dihet!

Nuk ka fije dyshimi se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, të cilat mbahen ditën e dielë, me 21 qershor. Partia Përparimtare Se...