Bota

Vendi i dytë më i prekur në botë/ Brazili tejkalon pragun 1 milionë të infektuar, vdesin 1.206 njerëz në 24 orët e fund

20 Qershor 2020, 11:45 Nga DOSJA
Vendi i dytë më i prekur në botë/ Brazili tejkalon pragun 1

BRAZIL– Brazili është një ndër vendet  më të goditura nga koronavirusi në mbarë botën. Çdo ditë e më tepër në Brazil sa vjen dhe shtohen shifrat e rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi.

Tashmë me rritjen masive të rasteve të reja Brazili ka tejkaluar mbi 1 milionë persona të infektuar nga koronavirusi

Kjo tregon se situata e koronavirusit është akoma e vështirë dhe mesa duket edhe për shumë kohë do të jetë e pamundur që vendi më i madh në Amerikën Latine të rimëkëmbet.

Lajmi i rritjes së rasteve të reja në Brazil është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, ku të paktën  54.771 njerëz janë infektuar brenda 24 orëve të fundit.

“Epiqendra e re botërore e pandemisë, Brazili ka regjistruar 1.032 913 të kontaminuar me COVID-19 pas një rekordi prej 54.771 raste të reja.”-ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit Brazili ka shënuar 1.206 të vdekur, duke e çuar në 48.954 numrin e për gjithshëm të të vdekur që prej fillimit të shpërthimit.

Ndërkohë me këtë nivel që Brazili  ka shënuar ditë pas dite, shihet se nuk duhen edhe shumë ditë që numri total i viktima të shkojë  në 50 mijë. Me këtë bilanc Brazili është vendi i dytë në botë ku COVID-19 ka infektuar dhe vrarë më shumë njerëz.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2020, 07:20

Zgjedhjet në Serbi – fituesi dihet!

Nuk ka fije dyshimi se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, të cilat mbahen ditën e dielë, me 21 qershor. Partia Përparimtare Se...