Politike

Premtimi për aeroportin, Paloka “shigjeton” Ramën: Jeton në realitet virtual, në Kukës fluturojnë vetëm gënjeshtrat

19 Qershor 2020, 19:49 Nga DOSJA
Premtimi për aeroportin, Paloka “shigjeton” Ramën: Jeton

TIRANË -Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me premtimin e kryeministrit  Edi Rama për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. Në një postim në rrjetet sociale, Paloka ka akuzuar Ramën se jeton në realitetin virtual dhe për 7 vite nuk ka ndërtuar asgjë.

Sipas tij, kryeminsitri ofron vetëm propagandë bajate dhe për 7 vjetë ka thënë aq shumë gënjeshtra, saqë nuk i mban mend vetë. Paloka shprehet, se pas më shumë se dy vitesh nga premtimi, në Kukës fluturojnë vetëm gënjeshtrat e Ramës.

Postimi i plotë

Per 7 vjet me radhe tha kaq shume genjeshtra sa nuk i mban mend as vete.
Ndertoi kaq shume aeroporte, rruge dhe shkolla ne 3D sa ne vitin e shtate te keqqeverisjes, nen efektin e oligarkise ka nisur te jetoje ne realitetin virtual.
Sepse ne te vertete ska ndertua as nje meter rruge, asnje aeroport dhe asnje veper publike. Kryeministri 3D nderkohe qe varferon shqiptrët ofron vetem propagande bajate dhe premtime qe kur si beri per 7 vjet vetem nje mendje e semure mund te besoje se do ti beje ne 7 muaj!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aeroporti i kukesit edi paloka edi rama aeroporti i kukesit edi paloka edi rama

Sondazh

Poll