Politike

Amendamenti i PPE për integrimin, Rama “thumbon” PD: Ata që kapen pas 15-ës do mbeten në opozitë

19 Qershor 2020, 15:08 Nga DOSJA
Amendamenti i PPE për integrimin, Rama “thumbon” PD: Ata

TIRANË -Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në lidhje me amendamentin e Partive Popullore Europiane për 15 kushtet e anëtarësimit. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se nuk kishte nevojë për një rezolutë të partive aletate të PD.

Më tej ai ka theksuar, se për negociatat nuk janë thjesht 15 kushte por më shumë se kaq. Ndër të tjera Rama ka thumbuar edhe PD, duke thënë se ata që kapen pas faktit se nuk i përmendi 15 kushtet në Këshillin Kombëtar të Integrimit, do të mbeten në opozitë.

Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?Grinning face E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës! Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t’u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë”, shkruan Rama.

Parlamenti Europian ndërkohë ka përfshirë në rezolutën për hapjen e negociatave një amendament të PPE me 15 kushte, që Shqipëria duhet të përmbushë përpara konferencës së parë ndërqeveritare.

Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler erdhi si përgjigje e mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rezoluta e ppe edi rama rezoluta e ppe

Sondazh

Poll

Politike 19 Qershor 2020, 13:56

TIRANË- Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e saj për dy ligjet e dërguara për rishqyrtim. Bëhet fjalë për paketën anti-shpifje dhe për përplasjen PRES...